E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Hakerat publikojnë videot e përgjimeve të SHISH në ambasadat e huaja në Tiranë

Hakerat që vetëquhen Homeland Justice kanë publikuar mbrëmjen e sotme materiale të tjera që i kanë marrë nga sistemet e sigurisë shqiptare.

Në Telegram, hakerat iranian kanë publikuar dy video nga  puna e përditshme Shërbimit Informativ Shtetëror teksa është duke përgjuar një person.

Në një nga videot e publikuar nga Homeland Justice tregohen përgjime në një nga ambasadat e huaja në Tiranë.

Publikimin e sotëm hakerat e kanë shoqëruar me një tekst të shkurtër, ku shkruajnë “vëzhgimi i  SHISH. Prisni për një ‘bombë’”./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit