E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Burrel/ Tentuan të tregtonin lëndë narkotike, dy shtetas përfundojnë në prangat e policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Postën e Policisë Klos kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ka arrestuar dy autorët e dyshuar.

Lënda narkotike e dyshuar kanabis ishte ndarë në doza dhe gati për shitje.

Personat e arrestuar janë: Armando Lleshi, 19 vjeç, banues në Klos dhe Ernest Kola, 18 vjeç, banues në Burrel.

Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetet e Burrelit dhe Klosit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Postën e Policisë Klos, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, të koduar “Xibri”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor “Rruga e Arbrit”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit