E premte, 22 Nëntor, 2024

Ministri Ulsi Manja vizitë në Koridhalo, diskuton për situatën e shqiptarëve në burgjet greke

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zhvilluar një vizitë në burgun e Koridhalos në Greqi. Mësohet se kjo vizitë është zhvilluar me kërkesë të palës shqiptare, për të dhënë edhe një mesazh se tashmë palët janë fokusuar në zgjidhjen e problematikave që preokupojnë të dy vendet.

Pavarësisht se ju keni pasur probleme me ligjin e vendit që jetoni, mbeteni qytetarë shqiptarë dhe ne jemi këtu për ti dhënë zgjidhje problematikave tuaja”, u shpreh Manja.

Po ashtu ministri tha Greqia si fqinj por edhe si një ndër vendet më të vjetër në BE, duhet të na asistojë për procesin e negociatave për kapitullin 23 të negociatave.

Edhe zëvendës ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit tha se është hera e parë në historinë mes dy vendeve, që një ministër shqiptar viziton një burg grek, ndaj jemi këtu që të zgjidhim problemet tuaja, tha ai duke iu drejtuar një përfaqësie të dënuarish që shprehën dëshirën të takojnë ministrat e dy vendeve.

Autoritete greke thanë se numri i shqiptarëve në burgjet greke pakësohet çdo ditë, ç’ka ka bërë që tashmë numri i shqiptarëve të dënuar në burgjet greke të jetë më pak se 10% e të dënuarve në këto burgje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit