E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Prej ditës së parë kemi qenë…”- Romanca e tyre zgjati pak dhe përfundoi me sherr? Këngëtari tregon të vërtetën e marrëdhënies me Semi Jaupaj

Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti u përfolën për një romancë me njëri-tjetrin pas bashkëpunimit muzikor të tyre.

Thashethemet nisën pasi fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip. Në rrjetet sociale u publikon edhe foto e video të dyshes në rrjete sociale ku duken sikur po shkëmbejnë një puthje.

Por këngëtari në një intervistë për “Prive”, hodhi poshtë pretendimet duke deklaruar se janë vetëm kolegë mes tyre.

“Kolege, prej ditës zero kolege!”, tha Roni duke shtuar se mediat kanë “gabuar pak”. Pyetjes nëse mban shoqëri me ish të dashurat, iu përgjigj: “Jo, jo.”

Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq dhe e dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.

Por së fundmi, u vu re se dyshja nuk ndiqen më në rrjetin social “Instagram”, duke ngritur aludimet se nuk ka më as shoqëri mes tyre dhe se ndarja erdhi me sherr.

Semi Jaupaj nga ana tjetër në një intervistë për “Goca dhe Gra”, duke u ndalur te jeta sentimentale tha se është “single” dhe për momentin “nuk ka të dashur”.

Ajo u shpreh se ruan jë marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ndërsa shtoi marrëdhënia me ish-in varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit