Kryetari i Partisë Demokratike në Tepelenë, Malo Sadikaj ka njoftuar pasditen e kësaj të hëne se për primaret në Tepelenë do të garojnë 5 kandidatë.
Në një postim në mediat sociale, Sadikaj shkruan se kandidatët janë Hysni Kasemi, Baftjar Imeri, Arben Çulli, Astrit Zeneli dhe Mehmet Veizi. Ata vijnë nga fusha të ndryshme profesionale.
Deklarata e plotë e degës së PD në Tepelenë
Të dashur qytetare/ë të Tepelenës
Partia Demokratike, së bashku me opozitën e bashkuar, shoqërinë civile, dhe mërgimtarët në diasporë, pas konsultimeve të shumta do të paraqesë ne PRIMARE kandidaturat e mëposhtme për kandidat për Bashkinë Tepelenë.
- HYSNI KASEMI, Mjek Kirurg Stomatolog
- BAFTJAR IMERI, Inxhinier Gjeolog, mërgimtar
- ARBEN ÇULLI, Mësues Matematike
- ASTRIT ZENELI, Mjek Hematolog, Spitali Traumës Tiranë
- MEHMET VEIZI, Inxhinier Ndërtimi.
Demokratet, opozita e bashkuar, simpatizantët e saj, mërgimtarët dhe qytetarët e ndershëm do të kenë një nga intelektualet e mësipërm Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Tepelenë./btvnews.al