E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shtyhet deri në datën 12 Nëntor afati Primare në të gjitha degët e PD, përveç Tiranës

Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë. Në njoftim thuhet se Kryesitë e Degëve duhet të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi.

NJOFTIMI I PLOTË NGA PD

Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023. Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,

Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,

KOKOE

Vendosi:

Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022. Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë. Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit