Në zgjedhjet e 14 majit do të votohet në 61 bashki dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim në ndarjen territoriale.
Kjo deklarate u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili ju pergjigj interesit te mediave për raportet e komisionit të posaçëm të reformës administrative territoriale.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime ligjore.
“Komisionet e Posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimore. Komisionet e posaçme votojnë projektligjet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”, deklaroi Balla. /btvnews.al