E premte, 22 Nëntor, 2024

Tensionet në Veri të Kosovës, Presidentja Osmani takohet me ministrin e Brendshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës bëhet me dije se gjatë këtij takimi Osmani u informua nga Sveçla, për situatën e sigurisë në veriun e vendit.

Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit”, njofton Zyra e Presidentes.

Ndërkaq mësohet se Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit