E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Tensionet në Veri të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s telefonon Kurtin dhe Vuçiçin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se mbrëmjen e kësaj të hëne ka zhvilluar telefonata me Kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në mediat sociale, Stoltenberg shkruan se dy liderëve u ka kërkuar që të përmbahen nga hapat që do të shkaktonin përshkallëzim të tensioneve dhe që do të cenonin paqen dhe stabilitetin.

Fola me Vuçiçin dhe Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO dhe KFOR mbeten vigjilent”, shkruan Stoltenberg.

Ndërkohë mediat serbe njoftuan se Vuçiç i tha Stoltenbergut se Prishtina po shkel brutalisht marrëveshjen e Brukselit me lëvizjet e saj të njëanshme, shkarkimin e komandantit të policisë serbe për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç dhe veprimet e paligjshme në lidhje me targat dhe refuzimi për të formuar Unionin e Komunave Serbe./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit