Mesditën e sotme është hedhur sot shorti për fazën e 1/8-ave për kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë për klube, Champions League.
Pas hedhjes së shortit janë mësuar dhe datat se kur do të luhen ndeshjet e para. Dy sfidat e para do të zhvillohen në 14 Shkurtit 2023, pikërisht në ditën e “Shën Valentinit”. Milan-Totenhem dhe PSG-Bajern, janë ato dy ndeshjet të cilat do të ngrenë siparin e kësaj faze, ndërsa ato të kthimit do të luhen më 8 Mars.
Të mërkurën e 15 Shkurtit do të luhen dhe dy sfida të tjera, ndërsa 4 sfidat e mbetura do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën e javës pasuese.
KALENDARI I PLOTW
E martë, 14 shkurt 2023
Milan – Totenhem; PSG – Bajern Mynih
E mërkurë, 15 shkurt 2023
Klub Bryzh – Benfika; Borusia Dortmund – Çelsi
E martë, 21 shkurt 2023
Liverpul – Real Madrid; Aintraht Frankfurt – Napoli
E mërkurë, 22 shkurt 2023
RB Lajpcig – Mançester Siti; Inter – Porto
E martë, 7 mars 2023
Benfika – Klub Bryzh; Çelsi – Borusia Dortmund
E mërkurë, 8 mars 2023
Totenhem – Milan; Bajern Mynih – PSG
E martë, 14 mars 2023
Mançester Siti – RB Lajpcig; Porto – Inter
E mërkurë, 15 mars 2023
Real Madrid – Liverpul; Napoli – Aintraht Frankfurt./btvnews.al