Një telefonatë anonime ka “ngritur në këmbë” policinë e shtetit, pasi ditën e sotme eshte dhene alarmi për bombë te dyshuar në ambientet e Prokurorisë dhe Gjykates se Posaçme anti-Korruipsion,
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të mësuar më shumë detaje rreth këtij alarmi të rremë.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin. /btvnews.al