E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Balluku jep lajmin e mirë: Fasha 800 KW/H nuk vendoset as për Nëntorin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka vendosur që të mos aplikojë fashën 800 KW/H për muajin Nëntor.

Balluku këtë të martë njoftoi se mosvendosja e fashës së 800 KW/H është bërë për solidaritet me familjet shqiptare.

Qeveria shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kilovat orë për abonentët familjarë gjatë muajit Nëntor. Kjo është një kohë për solidaritet. Nëse të gjithë së bashku vendosim të bashkëpunojmë, në qoftë se të gjithë së bashku kursejmë ashtu siç kemi bërë në Shtator dhe Tetor qeveria shqiptare është e angazhuar që të mos ekspozojë asnjë abonent familjar ndaj fashës 800 KW/H”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri me dije se gjatë muajit Tetor pati një konsum më të ulët të energjisë, 7% më pak se një vit më parë.

Një tjetër arsye për këtë vendimmarrje ka qenë dhe situata metrologjike e fundjavës që lamë pas ku pati reshje shiu.

Pas një analize që do të bëjmë pas datës 12 Nëntor do të themi publikisht se cilat ndërmarrje kanë kapur targetin dhe cilat kanë shkuar edhe përtej targetit. Megjithatë të gjithë së bashku kemi kursyer 7% të konsumit vendor të energjisë. Kjo është një shifër për t’u përshëndetur që na jep mundësinë që të rishikojmë çështjen e fashës”, njoftoi Balluku./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit