E diel, 17 Nëntor, 2024

Berisha: Qeveria luan me energjinë, shqiptarët viktima të një bixhozi të tmerrshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po luan bixhoz me jetën e shqiptarëve për sa i përket energjisë.

Në një takim me grupimin ‘Fronti për Shpëtimin Kombëtar’, Berisha tha se energjia përdoret nga qeveria si kamxhik dhe ndëshkim për qytetarët.

Ju shikoni energjinë, se si ajo përdoret si një shpatë demokleu, se si përdoret si një kamxhik dhe ndëshkim për shqiptarët dhe bizneset shqiptare, në një kohë kur për hirë të së vërtetës, rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë.

Vitin e kaluar prodhimi i energjisë ka qenë 2 terravat më i lartë se konsumi dhe humbjet. Kjo nuk ka rëndësi, shqiptarët nuk përfitojnë nga kjo pasuri e madhe, sepse shqiptarët janë viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë. Energjinë që prodhohet e shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët.

Njerëzit nuk e ndjenjë, por vjedhjet që bëhen me energjinë janë të paimagjinueshme. Platforma që përdoret për ofertat në energji është tërësisht e pacertefikuar e bërë nga blerësit e energjisë. Hapin tenderin për 3 orë, ku shpenzojnë 400 milionë e jo më pak dhe e mbyllin sipas pazarit që është bërë më para.

Në 9 vite nuk është shtuar një megavat prodhim energjie nga era, janë shtuar maksimumi 5-10 megavat nga panelet solarë, por edhe ndaj tyre qeveria sillet me një banditizëm të pashembullt, ua merr në verë dhe nuk u jep asnjë qindarkë. Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar”, tha Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit