Armando Broja do të vijojë të jetë pjesë e Çelsit edhe në muajin janar, të paktën kështu raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
Klubi londinez beson shumë te aftësitë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, i cili sa herë është thirrur ka bërë paraqitje dinjitoze.
Fabricio Romano i hedh poshtë zërat e një kalimi të mundshëm të Brojës te ekipet më prestigjoze, ku së fundmi ka dalë në skenë emri i Milanit, me kampionët aktualë të Italisë që e pëlqejnë së tepërmi futbollistin e Shqipërisë.
Në 11 ndeshje në Premier Ligë me fanellën e Çelsit, Armando Broja ka shënuar në total 1 gol, duke mos dhuruar dot asnjë asist.