E enjte, 14 Nëntor, 2024

Grida Duma lë parlamentin për një emision në televizion

Grida Duma, ka vendosur të lërë mandatin e deputetes që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputetja demokrate ka njoftuar një konferencë për shtyp nga ambientet e kryesisë së Kuvendit ku pritet te konfirmoje lenjen e mandatit. Mësohet se ajo do t’i përkushtohet një tjetër projekti në vijim dhe që ka të bëjë me televizionin. Duma do të drejtojë një emision në Top Channel, formati i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Pas zgjedhjeve të vitit 2021 ajo u zgjodh nga forumet e PD-së si nënkryetare e kësaj force politike, ndërkohë që ka drejtuar deri tani edhe Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvend. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit