E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Kolegët demokratë shpërthyen në lot, pas largimit së Grida Dumas

Përmes një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Grida Duma sot dha dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Duma tha se këtë vendim e ka marrë pas një reflektimi të gjatë dhe po ashtu një përpjekje të gjatë “për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj”.

Por deklaratën e saj të paralajmëruar më herët, e kanë ndjekur dhe disa kolegë demokratë të cilët kanë shpërthyer në lot e vendimin e marrë nga Duma.

Siç shihet në këto foto të LSA, deputetet Flutura Açka dhe Greta Bardeli janë fotografuar të trishtuara dhe me lot në sy. Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj është fotografuar i menduar dhe me kokën ulur.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit