E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Me 8 kilogram kokainë në makinë me vlerë 3.5 milionë Euro, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka sekuestruar rreth 8 kilogram kokainë dhe ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar në Foggia.

Mediat italiane bëjnë me dije se droga ishte ndarë në 8 pako dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 3.5 milionë Eurove.

Sipas informacioneve bëhet me dije 21-vjeçari shqiptar u kap teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Policia kishte dhe dyshime dhe nga kontrolli i mjetit u zbulua se i riu kishte krijuar një ndarje poshtë kutisë së marsheve të makinës për të fshehur drogën.

Ai u arrestua nga agjentët e nënseksionit të policisë rrugore Foggia, pranë daljes së autostradës A14. Policët gjatë kontrollit vunë re se pjesa e poshtme e dyfishtë hapej me një sistem mekanik me leva, duke futur një hekur në një vrimë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit