Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Gerad Pique kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Në një deklaratë të përbashkët ish-çifti kanë treguar se kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke menduar për mirëqenien e fëmijëve të tyre.
Sipas deklaratës së tyre bëhet me dije se Pique ka rënë dakord që Shakira së bashku me dy fëmijët të jetojnë në Miami.
“Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe se ajo do të ratifikohet në gjykatë , si pjesë e një procedure thjesht formale. Objektivi ynë i vetëm është t’ju ofrojmë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe dhe ne besojmë se privatësia do të respektohet.
Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë”, është kjo deklarata e tyre./btvnews.al