E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Rama nga Kamza: Ja sa shpërblim do të marrin pensionistët për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama nga Kamza foli për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Shqipëri, kriza energjetike dhe rritja e inflacionit.

Po ashtu ai u shpreh se gjatë mandatit të PS është rritur paga minimale në vlerën 36000 lekë, ndërsa vitin tjetër do të arrijë në 38000 lekë, ndërkohë që edhe pensionistët do të marrin shpërblimin sipas traditës në fundvit, një shumë prej 5 mijë lekësh të reja.

“Jo vetëm që ka luftë, pasi lufta është e Evropës. Ukraina është sebepi për të gjunjëzuar Perëndimin. Bombat bien në Ukrainë, por faturat e energjisë futen në nën derën e çdo familje dhe në Shqipëri. Na duhet të mbrojmë më të dobëtit, ndaj kemi rritur pagën minimale e cila do të shkojë në 36000 lekë tani dhe vitin tjetër do të shkojë në 38000 lekë.

Po rrisim rrogat për ushtarakët do mbështesim dhe pensionistët. Në fundvit secili do marrë 5000 lekë, nuk është shumë por do i lehtësojë dhe do I japë buzëqeshje në fund të vitit.

Ndërkohë që lufta ka qenë fatkeqësi, për ata që shesin energji ka qenë e mirë. Një pjesë të fitimit do ia japim pensionistëve dhe nënat kryefamiljare. Kemi risi në buxhet për nenat që kanë 3 fëmijë e lartë të cilat do trajtohen sikur të jenë të punësuara”, tha Rama. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit