E shtunë, 23 Nëntor, 2024

UEFA nuk tërhiqet, hedh sërish poshtë idenë e Superligës Evropiane

UEFA ka lëshuar një deklaratë pas takimit me kompaninë e zhvillimit të Superligës Evropiane, duke përsëritur se nuk ndryshon qëndrim sa i përket kësaj ideje. Përfaqësues të organizmit që qeveris futbollin kontinental dhe disa ligave dhe klubeve morën pjesë në takim me kërkesë të “A22 Sports”, kompanisë e cila mbështet dhe promovon Superligën dhe ky takim u mbajt të martën në Nion të Zvicrës.

Pas takimit, UEFA lëshoi një deklaratë, ku thuhet se qëndrimi i UEFA-s dhe partnerëve të saj në lidhje me projektet e palëve të treta mbetet i njëjtë.

UEFA dhe palët e tjera të interesuara mbeten të përkushtuar ndaj parimeve që bazohen në çiltërsi, solidaritet dhe meritokraci, ku interesat sportive dhe publike kanë përparësi mbi privilegjin dhe vetëpohimin”, – thuhet në deklaratën e organizmit evropian.

Sipas UEFA-s “në përputhje me unitetin e futbollit evropian, UEFA dhe aktorët kryesorë të sportit tonë, e refuzuan unanimisht arsyetimin e projekteve të tilla minuese të tilla si Superliga Evropiane, gjatë diskutimeve të sotme”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit