Kryetari i PD Sali Berisha ka zbuluar slogonin e partisë demokratike dhe klipin e mitingut të 12 nëntorit.
Berisha fton të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së 12 nëntorit.
Në klipin që ka publikuar vetë Berisha është improvizuar një flamur kombëtar i vendosur në zyrën e kryeministrisë, i cili lyhet me ngjyrat e rilindjes, teksa shoqërohet me tituj të lajmeve të përditshme që kanë të bëjnë me largimin e shqiptarëve, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm apo 22 milionë eurot e shpenzuara për udhëtimet me avionë.
“12 nëntor, ditën e shtunë, ora 16:00 , Tirana dhe mbarë Shqipëria në protestë para kryeministrisë”, shkruan Berisha.