E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Gazetari Mentor Kikia për Bulqiza TV: Ndalimi i qeseve plastike efekt pozitiv, por jo zgjidhje e problemit

Që prej datës 1 Maj të këtij viti në të gjithë vendin është ndaluar përdorimi i qeseve plastike në të gjitha supermarketet apo dyqane të ndryshme. Ky vendim i qeverisë synoi të ulë ndotjen në mjedis që vinin nga këto objekte të pariciklueshme.

Por në treg gjen qese plastike të cilat qytetarët nëse i duan janë të detyruar t’i blejnë me lekë. Por detyrimi ndaj subjekteve është që të mos i japin për blerësit. Aktivistët e shoqërisë civile mendojnë që kjo nismë e qeverisë është e mirë, ndonëse e pamjaftueshme për të eliminuar ndotjen e madhe të mjedisit në vendin tonë.

Gazetari Mentor Kikia në një intervistë për Tv Bulqiza, thotë se për sa kohë do të vijojnë të shiten produkte të ambalazhuara me plastikë, nuk e zgjidh përfundimisht ndotjen.

Ndalimi i qeseve plastike ka dhënë efekt në mjedis pasi nuk shohim më qese të ngecura në degët e pemëve, por nga ana tjetër, shohim lumenj apo liqene që janë të mbushur me shishe plastike të produkteve të ndryshme, ushqimore, detergjente, vajrash etj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit