E premte, 15 Nëntor, 2024

VIDEO/ Momenti kur 20-vjeçarja greke tenton t’i shpëtojë abuzimit nga duart e “dragoit” shqiptar

“Dragoi” i Nicës, sikundër njihet për autoritetet greke, është arrestuar për tentativën e përdhunimi dhe rrahjes brutale të një 20-vjeçareje, ku pamjet janë regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë.

Ai akuzohet për disa përdhunime të ndryshme përgjatë një harku të caktuar kohor dhe sipas burimeve nga mediat greke, ishte kthyer në “makth” për shumë vajza dhe gra të zonës së Nicës në Greqi.

40-vjeçari u arrestua në vitin 2018 në Selanik për tentativë përdhunimi ku vuajti dënimin deri në prill të 2022.

Ditën e sotme mediat greke kanë publikuar videon nga momenti kur e reja kërkon me dëshpërim ndihmë nga komshinjtë duke i rënë ziles së derës e duke bërtitur me të madhe: Ndihmëëë, më ndihmoni para se të vijë prapë ai, më ka thyer kokën nga goditjet.

Momentet e makthit që ka jetuar nga duart e shqiptarit të pamëshirshëm kur ai tentoi ta përdhunonte në një rrugë në Nice mbrëmjen e së shtunës, vajza 20-vjeçare, e cila u shpëtua pasi arriti t’i rezistonte, ndodhi vetëm 3 minuta larg banesës së saj.

“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë. Kishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë”, rrëfen e reja.

“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim, pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita “ndihmë” ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vijon ajo. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit