E martë, 26 Nëntor, 2024

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Të fillojnë urgjentisht negociatat për Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka bërë këtë të mërkurë thirrje Qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një takim me gazetarët, ambasadori tha se duhet të ketë propozim konkret për Asosacionin. Po ashtu kërkoi nga qeveria e Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Për sa i përket situatës në Veri, diplomati tha se të gjithë janë të shqetësuar. “Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri, sepse ajo ka potencial për t’u përshkallëzuar”, tha ambasadori Hovenier.

Me tej bëri thirrje që qeveria të bisedojë me komunitetin serb, duke shfaqur shpresën se përfaqësuesit e tij do të kthehen në institucionet e Kosovës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit