E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Alfred Rrushaj dorëzon zyrtarisht në Kuvend kërkesën për heqjen dorë nga mandati

Në kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i PD-së Alfred Rrushaj, është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për heqjen dorë nga mandati i deputetit.

Lajmin për vendimin e dorëzimit të mandatit të deputetit, Rrushaj e bëri me dije dy ditë më parë.

Një ditë më parë, edhe Grida Duma njoftoi vendimin për largimin nga politika dhe lënien e mandatit të deputetes.

Vendin e deputetit Alfred Rushaj në parlament pritet ta zërë Petrit Doda.

Ky i fundit akoma nuk është shprehur për pranimin e mandatit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit