E shtunë, 30 Nëntor, 2024

E reja nga Kenia denoncon humbjen e kontakteve me shoqen e saj. Reagon Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Ka reaguar sot Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me një ngjarje të ndodhur gati 3 muaj më parë, ku një e re nga Kenia u gjet e plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në spital.

Reagimi ka ardhur pas akuzave se policia e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk e ka ndjekur ngjarjen për të zbuluar të vërtetën.

Vajza me emrin Joy e cila punonte në një kazino, ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit