Me tone të ashpra ju është drejtuar kryeministrit Edi Rama deputetëve të opozitës, gjë që ka sjellë reagimin e këtyre të fundit duke folur nga vendi dhe duke u rënë tavolinave në shenjë proteste.
Teksa Rama fliste nga foltorja e Kuvendit, deputetët opozitarë flisnin nga vendi, ndërsa është dashur ndërhyrja e kryeparlamentares Nikolla. Po ashtu Rama, duke iu përgjigjur Alibeajt, tha se po sulmojnë investitorët si llazore.
Rama: Mund të hidhni tezën që hodhët se ishte komplot i Sorosit me Edvin. Po tani kur është raporti i CIA-s që e shkruan e zezë mbi të bardhë që është e vërtetuar. Jeni kaq të pafe, kaq pa iman, pa atdhe edhe të pafytyrë, saqë 2 mld investim që i bën ai që vjen ju thoni; kujt do ja jepni këto mld. Ju s’keni faj. Zbardhni ato dhembët tuaj të cilët janë e qeshura e madhe e marrëzisë.
Ndërhyjnë deputetët e opozitës duke folur nga vendi
Nikolla: Mos flisni nga vendi. Kujt ja drejton dorën? Qëndro aty dhe zbato rregulloren. Jeni ça bedelë.
Deputetët e opozitës i bien tavolinën.
Rama: Ju tërheqin prej hundësh ca të tjerë. Ato që thotë Vladimir Putin përditë: Çlidhje ka inflacioni me mua? Kriza me mua? Blegërinit për të rrëzuar qeverinë tuaj. Ju turrën në ato marrëzitë për djegien e qendrave të votimit. Ju jeni të shitur. Disa janë të shitur se kanë marrë paratë, disa janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend dhe këtë parlament, jeni të gjithë ju. Buxheti i përgjigjet luftës. Jemi këtu për të përballuar atë goditje që është dhe arsyeja e asaj lufte. Putini nuk ke ka filluar këtë luftë dhe nuk po e bën këtë luftë për të marrë ca copa nga Ukraina, por për të gjunjëzuar Perëndimin. Siç hyri ashtu doli, kastravec, kështu do dilni nga kjo histori. Problemi ynë këtu nuk jeni ju, ju jeni bedelë. Duket që kur merrni fjalën dhe sulmoni si llazore të marra të mbetura rrugëve ngaqë kanë pirë gjithë natën investitorët që mezi i sjellim në Shqipëri. /btvnews.al