Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Qepariasia në Peloponez, ku një i ri shqiptar është gjetur i ekzekutuar.
Mediat greke kanë ka identifikuar këtë të mërkurën viktimën. Sipas mediave vendase, viktima është identifikuar si Eni Dollani, 31 vjeç nga qyteti i Gramshit. Ai u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin.
Trupi i viktimës ishte masakruar me sende të forta dhe ishte groposur në një gropë në plazh të hapur nga autorët.
Nga hetimet autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.
Viktima kishte qenë në një lokal me autorët duke konsumuar alkool. Policia ka arrestuar tre personat, ku bëhet fjalë për një vajzë greke, një djalë shqiptar dhe një pakistanez.
Nuk dihen arsyet pse u vra Dollani, por mësohet se viktima kishte me vete një shumë afro 12 mijë euro, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi./btvnews.al