E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Gati për të hyrë në Kuvend pas largimit të Dumës, reagon për herë të parë Oriela Nebiaj

Moderatorja Oriela Nebiaj ka reaguar pas lënies së mandatit nga Grida Duma dhe tani është radha e saj për të shkuar në Kuvend.

Në një reagim në mediat sociale, Nebiaj shkruan se ende nuk e ka vendosur nëse do të pranojë mandatin apo jo. Moderatorja shprehet se tashmë ka një kontratë me televizionin dhe vendimin përfundimtar do ta thotë në ditët në vijim.

Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj”, shkruan Nebiaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit