PUKË- Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri.
Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit. Pas denoncimit të qytetarit, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e ka shkarkuar nga detyra Pjerin Lazrin për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.
Denoncimi
Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 Gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”. I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat! Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde! Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika. Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.” Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje. Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.
Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.
Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?
Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!
Qytetari: A u lodhe?
Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!
Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!
Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.
Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.
Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.
Qytetari: Në emrin tënd?
Shefi i Komisariatit Pukë: Po!
Qytetari: Ça kam shkruar?
Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forëard”.
Qytetari: Hë, hë, edhe…
Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruajtur, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!
Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?
Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.
Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?
Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.
Qytetari: Cili komision?
Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.
Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.
Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.
Qytetari: Mosbindje?
Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?
Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?
Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.
Qytetari: Ma ke nxjerr ti?
Shefi i Komisariatit Pukë: Po!
Qytetari: Për cilën arsye?
Shefi i Komisariatit Pukë: Për arsye, sepse për me të pyet për gratë, që janë anku për ty.
Qytetari: Janë ankuar për mua?
Shefi i Komisariatit Pukë: Po! Pse ke ik ti?
Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?
Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?
Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.
Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!
Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!
Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!
Qytetari: Ti je shteti!
Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!
Qytetari: Ti, a je shteti?
Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor! Jam Pjerini mor, jam Pjerini!
Qytetari: Mos luj me dorë!
Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!
Qytetari: Mos shty me dorë!
Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!
Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!
Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!
(Qëllon qytetarin)
Shefi i Komisariatit Pukë: Po kush je ti, mor?
Qytetari: Kush ma ka nxjerr policinë…?
Shefi i Komisariatit Pukë: Unë! Shef, shefi i komisariatit ta ka nxjerrë!
Qytetari: Pse?
Shefi i Komisariatit Pukë: Se kështu e kam gjyku unë.
Qytetari: E ke gjyku ti?
Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe ke me u ndal, kur të thirr policia!
Qytetari: Po!
Shefi i Komisariatit Pukë: Kanë marrë mo legen atje, ke bo xhiro, ke bo spektakël e të kam thënë ik në punën tënde, as gjobë… (Nuk kuptohet)
Shefi i Komisariatit Pukë: Spektakël ke bërë.
Qytetari: Mirë në rregull! Faleminderit shumë!
Shefi i Komisariatit Pukë: Për ça? Faleminderit për ça?
Qytetari: Faleminderit, që më erdhe, më preke me dorë!
Shefi i Komisariatit Pukë: Më erdhe te unë, erdhe te unë ti.
Qytetari: A më ke thënë duar me të takuar, mo vlla? A më ke thënë atë ditë, dua me fol një çikë?
Shefi i Komisariatit Pukë: A je tu m’u vu mbrapa mu ti?
Qytetari: Unë s’jam, tu tu vu mbrapa ty mo!
Shefi i Komisariatit Pukë: Atëherë, bën mirë mos…! Bën mirë, ku të jem unë mos me hy ti! Përmend emrin ti by***ir, se…
Qytetari: By***r unë?
Shefi i Komisariatit Pukë: (E qëllon me shuplakë në fytyrë) Kam shkrim mo, kam shkrim.
Qytetari: Më ke rënë në qafë. Më ke heq bukën e gojës.
Shefi i Komisariatit Pukë: Jo, s’të kam heq bukën e gojës.
Qytetari: Ti më ke heq bukën e gojës.
Shefi i Komisariatit Pukë: Ti domethënë…
Qytetari: Ti je shteti, unë jam kërrkushi!
Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!
Qytetari: Unë kam shkuar kam punuar për 350 mijë lekë në Dhërmi dhe në Himarë.
Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!
Qytetari: Një minutë! Kam shkuar për 350 mijë lekë.
Shefi i Komisariatit Pukë: Se janë t’u më prit pak. Nëse ke kohë rrimë prapë!
Qytetari: Po në rregull! Takohena, pimë kafe!
Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe…
Qytetari: Unë kam kërku falje qysh…
Shefi i Komisariatit Pukë: Ia q** motrën, ia q** motrën!
Qytetari: Unë jam burrë.
Shefi i Komisariatit Pukë: Prit një sekondë! Hej, erdhëm, ke kohë, që më provokon.
Qytetari: Të provokoj unë, hë?
Shefi i Komisariatit Pukë: Po, ti shko…
Qytetari: Ti më ke rënë në qafë mu, më ke heq patentën në mënyrë private.
Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!
Qytetari: Ti e ke nxjerrë policinë dy herë në mënyrë private.
Shefi i Komisariatit Pukë: O do folësh…?
Qytetari: A m’i ke nxjerrë përpara? Ti, a the vetë?
Shefi i Komisariatit Pukë: Shtetërore! (bërtet)/tvklan.al