E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Katari fiton 1 me 0 kundër Shqipërinë në miqësoren e luajtur në Spanjë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka luajtur këtë të mërkurë një ndeshje miqësore me Katarin, organizatorët e Botërorit që do të fillojë për 11 ditë.

Në këtë ndeshje trajneri Reja kishte përsëri në dispozicion futbollistët kryesisht nga kampionatit shqiptar, pasi kjo miqësore nuk ishte në datat e lira të miratuara nga FIFA.

Ndeshja e luajtur në Spanjë nuk është transmetuar në asnjë media, pasi kështu kishte kërkuar federata e Katarit, njësoj si në ndeshjen e Tetorit kundër Arabisë Saudie.

Ndeshja është mbyll me rezultatin 1 me 0 në favor të Katarit, ku goli sipas informacioneve është shënuar në pjesën e parë.

Shqipëria do të luajë javën e ardhshme dy miqësore të tjera me Italinë dhe Armeninë në stadiumin “Air Albania”./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit