Kuzhinieri Alfio Rrotani ka konfirmuar ndarjen nga moderatorja Fatma Methasani. Në një njoftim në mediat sociale, Alfio ka njoftuar publikun se prej një viti nuk është me moderatoren.
Ai sqaron se ndarja nuk ka ardhur për shkak të tradhtisë, por se motivet janë shumë personale dhe individuale, duke kërkuar privatësi.
“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.
Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, shkroi ai.
Prej javësh në media është përfolur për këtë ndarje, gjë që nuk ishte konfirmuar as nga kuzhinieri dhe as nga moderatorja./btvnews.al