E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Sali Berisha: Edi Rama po shkatërron portin për interesa strategjike të Vuçiç, atdheu i tij është Beogradi

Nga foltorja e parlamentit kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron portin e Durrësit për interesa strategjike të Aleksandar Vuçiç dhe se flamuri i tij është flamuri i Vuçiçit.

“Pasi kanë marrë për çdo 500 mld lekë borxh dhe kanë rritur borxhin, përveç vilave, bauleve dhe kontove të fshehta të tyre, këta vjedhës nuk janë në gjendje t’u nxjerrin asgjë substaniale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur flamurin e Vuçiçit, që ka për atdhe atdheun e Vuçicit. Afera e Durrësit është aferë Vuçiç-Rama, Rama-Vuçiç. Prapa aferës së Durrësit qëndron Karriç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe dhe që tani bëjnë biznes me holdingun e Emirateve të Bashkuara së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiç. Dubai i Edi Ramës në Durrës është megaafera më e madhe sot në Europë, i një njeriu që i shkatërron vendit të tij për të mbushur xhepat e tij dhe për interesa strategjike të Aleksandar Vuçcic, portin mijëravjeçar. Kjo është e vërteta. Flamuri i tij është flamuri i Serbeisë, flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi”, deklaroi Berisha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit