Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë u regjistrua mëngjesin e sotëm në brigjet e Pesaros në Itali.
Lëkundjet e para të tërmeti janë shënuar në orës 7:00 dhe u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët, 3.1 dhe 3.4.
Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige.
Një seri tërmetesh u pasuan pas atij 5.7 ballë në Marçe. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi se ka pasur tërmete të shumta në brigjet e Marche-Pesaro.
Njerëzit dolën në rrugë dhe shumë telefonata u raportuan për dëmtim të banesave, kryesisht çarje të mureve dhe bllokim ashensorësh.
Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.
Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.
I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.
Ndërkohë, ende nuk ka raportime për lëndime të njerëzve.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se është në kontakt me agjencinë e mbrojtjes civile të shtetit, që monitoron situatën. /btvnews.al