Punonjësit e Policisë në Paionia kanë arritur që të zbulojnë një rast të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 34-vjeçar dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
34-vjeçari është pikasur në orët e mëngjesit të së mërkurës në një zonë malore të Kastorisë, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Ai kishte hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme, së bashku me bashkëpunëtor, i cili u arratis dhe nuk është identifikuar.
Policia sekuestroi 4 thasë, në të cilat ndodheshin gjithsej 70 pako me kanabis, me peshë totale 74 kg e 370 gram.
Po ashtu bëhet me dije se të arrestuarit i janë konfiskuar edhe 2 aparate celularë dhe shuma prej 200 eurosh. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij./btvnews.al