E hënë, 7 Prill, 2025

VIDEO – Protesta e 12 Nëntorit, ja arsyet që shtyjnë qytetarët e Dibrës që të marrin pjesë

Ditën e Shtunë datë 12 Nëntor, opozita ka thirrur në Tiranë një protestë mbarëkombëtare për të shprehur indinjatën ndaj qeverisë.

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga kjo protestë, qytetarët tregojnë arsyet e pjesëmarrjes dhe mospjesëmarrjes në këtë tubim.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që u prononcuan për Tv Bulqiza shprehen se arsyeja e pjesëmarrjes në këtë protestë janë çmimet e larta dhe rritja e kostos së jetesës.

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, karburanteve, proceseve bujqësore, farave, plehrave kimike etj, janë disa nga arsyet që ata renditin.

Ndërkohë, shumë qytetar kërkojnë mbështetje financiare si me rritjen e pensioneve, pagave e ndihmës ekonomike. Opozita ka lajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare ditën e shtunë ora 16:00 në Tiranë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit