E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vota kundër ligjit për portin e Durrësit, Alibeaj: Dhurohet pasuria e shqiptarëve, pa garë dhe pa transparencë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për votën kundër në Kuvend për ligjin e propozuar nga qeveria për portin e Durrësit.

Në një postim në mediat sociale, Alibeaj sqaron se “ky ligj dhuron pothuaj 1 milion m2 të portit të Durrësit, pasuri e shqiptarëve, pa asnjë garë apo procedurë transparente”.

Po ashtu ai shkruan se nuk është bërë transparencë dhe është fshehur marrëveshja, kushtet dhe mënyra e financimit.

Postimi i plotë:

Grupi parlamentar i PD-së votoi sot KUNDËR ligjit të propozuar nga qeveria për portin e Durrësit. Argumentat tona kundër këtij ligji janë:

1- Ky ligj dhuron pothuaj 1 milion m2 të portit të Durrësit, pasuri e shqiptarëve, pa asnjë garë apo procedurë transparente.

2- Ky ligj u kërkua të kalohet me shpejtësi rrufe në Kuvend, ndërkohë që negociatat dhe transparenca e vetme kanë qenë darkat e Ramës dhe qeveritarëve të tij në restorantin e Nusretit.

3- Ligji i sotëm i prezantuar në mënyrë aspak transparente dhe profesionale, vetëm me 5 nene, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve; fsheh marrëveshjen, kushtet, financimin dhe përfitimin.

4- Ky është një ligj ku parlamentit i kërkohet të jetë thjesht noter i verbër i një qeverie që ka një rekord aferash korruptive, si teatri, ligji tvsh-së, aeroporti i Vlorës, rruga Milot – Balldren, llotaria kombëtare, ligji i mediave, ligji per koncesionet dhe PPP etj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit