E diel, 24 Nëntor, 2024

Akuzat për Portin e Durrësit, Partia e Lirisë i përgjigjet Ramës: Je i kapur mat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Në një postim në mediat sociale, Blushi shkruan se Rama po zbaton amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit.

Më tej zyrtari i PL i thotë kreut të qeverisë se e kanë kapur mat dhe i sugjeron që të mos përpëlitet duke shkumbëzuar me fjalor banal.

Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt. Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.  Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!

Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë! ✌️”, është ky reagimi i Tedi Blushit./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit