E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Edi Rama në 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit: Këtë flamurin e NATO-s këtu nuk e kuptova

Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në fjalen e tij Kryeministri Edi Rama, mes të tjerash nuk kurseu ironinë Per flamurin e Natos, i cili ishte mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha.

E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.

Rama shtoi se drejtshkrimi e gjuha e njësuar, janë proces konsolidimi i frymës së një kombi.

“3 dhjetëvjetorë pas rënies së komunizmit, drejtshkrimi na duke se ka qenë gjithmonë aty. Sikur e kemi një mundësi që mund edhe ta shpërdorojmë, ta vëmë në pikëpyetje, ndërkohë që dua ta falenderoj akademinë për këtë konferencë e cila vlen për të kujtuar të kundërtën, se konsensusi gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç’konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e njësuarj janë proces konsolidimi i frymës i gërmës së një kombi i qenies së një kombi”, tha ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit