Fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorin të Tiranës janë paraqitur nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat.
Monika Kryemadhi deklaroj se Klodian Zoto ka paguar mbi 2 mld lekë për 19 kompani, por sipas saj ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.
Sipas zonjës Kryemadhi, vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë, teksa shton se këto pagesa Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021.
Ajo tha se ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve, si është e mundur atëherë që i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë.
“Sot në situatën që po kalojnë shqiptarët me rritjen e çmimeve, ajo që të bën përshtypje, sot vetëm 7 koncensione arrin 60% të buxhetit të shtetit, dhe në fakt ajo që të bën përshtypje është morali dhe guximi që merr kryeministri duke tundur flamurin e ndershmërisë, por sa herë ka probleme për justifikim parash, kërcënon përmes SPAK dhe ofendon dhe bullizon opozitën.
Një nga gjërat kryesore që do vazhdoj të merrem është çështja e inceneratorëve. Po hyj direkt në temë, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.
Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.
Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thonte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.
Në gjithë këtë histori, ky incenerator është afatgjatë, deri në 2047, pra qytetarët do i paguajnë nga 10 milionë dollarë vit për vit”, tha ajo. /btvnews.al