Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të depërtuar në të gjitha sistemet e mbrojtjes, tha të enjten gjenerali Amirali Hajizadeh, komandant i njësisë ajrore të Gardës Revolucionare.
Raketat hipersonike, si raketat tradicionale balistike që mund të bartin armë bërthamore, mund të fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
“Kjo raketë balistike hipersonike është ndërttuar për të luftuar mburojat e mbrojtjes ajrore,” tha Hajizadeh, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.
“Do të jetë në gjendje të depërtojë në të gjitha sistemet e mbrojtjes kundër raketave,” tha gjenerali, duke shtuar se beson që do të duheshin dekada përpara se të ketë një sistem të fortë për ta përballuar këtë raketë.
Njoftimi vjen disa ditë pasi Irani pranoi se ka dërguar dronë në Rusi, por e mohoi se këtë e ka bërë që kur Rusia pushtoi Rusinë.
Ëashington Post raportoi më 16 tetor se Irani po përgatitej të dërgonte raketa në Rusi, por Teherani e hodhi poshtë raportin si “plotësisht të rremë”.
Ndryshe nga raketat balistike, raketat hipersonike fluturojnë në një trajektore të ulët në atmosferë, duke arritur potencialisht objektivat më shpejt.
Testimi i raketës hipersonike nga Koreja e Veriut vitin e kaluar ngjalli shqetësime rreth një gare për të blerë teknologjinë.
Rusia kryeson garën për të ndërtimin e raketave, e ndjekur nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar.
Një raketë hipersonike është e manovrueshme, duke e bërë më të vështirë gjurmimin dhe mbrojtjen kundër saj.
Derisa vendet si Shtetet e Bashkuara kanë krijuar sisteme të dizajnuara për t’u mbrojtur kundër raketave lundruese dhe balistike, se a kanë aftësi për të gjurmuar dhe rrëzuar një raketë hipersonike mbetet në pikëpyetje./REL