Pas tensioneve në veri të Kosovës ku kanë dhëne dorëheqje policët, prokurorët dhe gjykatësit serbe, sot kane dhënë dorëheqje edhe doganierët në pika kufitare.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb
Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe i njëjti pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.
Ndryshe “Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. /btvnews.al