E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mesfushori 19-vjeçar i Olimpiakosit refuzoi Shqipërinë për Greqinë

Futbollisti nga Shkodra ka refuzoi ditën e martë ftesën e Kombëtares shqiptare për të luajtur në miqësoret me Italinë dhe Armeninë.

Refuzimi ka ardhur pasi 19-vjecari Andreas Ndoj, dëshiron që të përfaqësojë kombëtaren helene.

Ky lajm ka bërë jehonë edhe në mediat greke, si “Neaatletika” apo “Gazeta.gr” që i ka kushtuar një artikull mesfushorit me tipare mbrojtëse.

“Mesfushori 19-vjeçar i Olimpiakosit, dëshiron të garojë në kombëtaren tonë të meshkujve, edhe pse ndeshja e fundit e tij ishte me U-21 e Shqipërisë shprehet nje nga mediat e shtetit fqinj.

Andreas Ndoj është një rast i një lojtari të talentuar që dalëngadalë ka filluar të vendoset në 11-shen e fillimit të Olimpiakosit.

Megjithatë, interesimi nuk ka të bëjë vetëm me imazhin e tij në ekipin e parë të Olimpiakosit, por me Kombëtaren e Greqisë.

Dhe kjo pasi 19-vjeçari kishte luajtur një miqësore me ekipin U-21 të Shqipërisë në shtator, por ai dëshiron të garojë në kombëtaren e vendit tonë, duke pasur gjithsesi dy shtetësi”, thuhej në artikullin e medias greke. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit