E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mjegull dhe vranësira, si parashikohet moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak mjegulla dhe mjegullina e mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve do të bëhet përsëri e pranishme.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje e veriperëndim ndërsa përgjatë bregdetit deri mesatare në mesditë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 18°C, në zona e ulëta 4 deri 23°C dhe në zona bregdetare 10 deri 24°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit