Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili në një deklaratë për mediat këtë të enjte tha se projekti i Portit të Durrësit i është dhënë kompanive guaskë.
Rama, në një postim në mediat sociale shkruan se projekti i Portit të Durrësit po realizohet nga një person i cili ka ndërtuar gjysmën e Dubait.
Sipas kryeministrit, të vetmet gjëra që ka ndërtuar Meta janë dy parti, e cila njëra sapo ka ikur për skrap, ndërsa tjetra sapo ka ardhur për lekë.
“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!
Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!”, është ky postimi i Ramws./btvnews.al