E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Tentoi të kalonte 25 000 euro në doganë, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ditën e sotme Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë kryer kontrolle në pikën kufitare për goditjen e paligjshmërive në kufi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit A.A 45-vjeç rezulton se në cantën e dorës së shtetasit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës

Njoftimi i Policisë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 25 000 euro, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 25 000 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit