E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

U rikthye në detyrë pas sherrit me gazetarët, nënkomisarja e Elbasanit që mban gjarpër në shtëpi: Jam e virgjër!

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani, e cila u bë e famshme për publikun pasi mban gjarpër si kafshë shtëpiake, ka tërhequr sërish vëmendjen.

Kostani teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku është pyetur nëse është e virgjër. Ajo i ka befasuar të gjithë duke thënë se është e virgjër, pasi nuk është e martuar.

Pyetja nga ndjekësit: A je e virgjër?

Përgjigja: Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”-shkruan nënkomisarja në Instagram.

Kujtojmë që Kostani pati dhe një përplasje me gazetarët, duke i fyer dhe për këtë gjë ajo u pezulluar. Vetëm pak ditë më parë është rikthyer në detyrë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit