Prej muajsh shqiptarët të cilët zgjedhin të udhëtojnë me gomone drejt brigjeve britanike në kërkim të një jetë më të mirë janë kthyer në shqetësim për Britaninë.
Megjithatë të premten pritet të ketë një rritje të fluksit të emigrantëve ilegalë nga Shqipëria, për shkak të parashikimeve për një mot të mirë.
Media britanike Telegraph, paralajmëroi se rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manche pasi trafikantët kanë reklamuar në rrjetet sociale se mjetet e transportit do të jenë në kushte 100 përqind të mira.
Personat që merren me transportin, përdorin zakonisht rrjetin social TikTok për të reklamuar trafikun, ndërkohë që tregojnë se udhëtimi do të jetë i sigurt pasi deti do të jetë i qetë pas një jave të mbushur me stuhi që vështirësuan kalimin e Kanalit Anglez.
Në një nga reklamimet e bërë nga trafikantët, ku në sfond janë foto të shqiptarëve që udhëtojnë me gomone, shkruhet se udhëtimi pritet të jetë i lehtë.
“Udhëtim në Angli me gomone. Nisja e udhëtimit nga Calais. Arritja në Dover. Super i sigurt. I sigurt 100,000 përqind. Nisja bëhet në datën 11”, publikuar Telegraph një mesazh të postuar nga trafikantët në “Tiktok”.