Ndonëse ende nuk ka nisur puna për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave të lotit Ura e Vashës – Qaf Buall si pjesë e rrugës së Arbrit, kompania që po ndërton këtë rrugë ka nisur punën për nivelimin e trasesë e cila po përgatitet për shtrimin me asfalt.
Aktualisht puna është përqendruar në nivelimin e karrexhatës dhe hapjes së kanaleve anësore. Përfaqësuesi i kompanisë që po ndërton këtë rrugë, Albert Çollaku tha se prej katër ditësh po punohet intensivisht dhe se flotës së mjeteve aktuale, pritet t’i shtohen edhe mjete të tjera.
Sipas Çollakut, kjo rrugë do të asfaltohet brenda afatit të përcaktuar në kontratë mes firmës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Deri tani nuk kishte nisur puna në këtë segment me pretendimin se ai duhej të kishte përfunduar afro një dekadë më parë, por ai është pjesë e kontratës që firma “Gjoka Contruksion” ka marrë përsipër të ndërtojë./btvnews.al