E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Sekuestrohen 6 ton drogë, bien në pranga shqiptarë, italianë dhe spanjollë

Një operacion i madh antidroge është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Lombardi, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se në kuadër të një hetimi të koordinuar nga drejtoria e Anti-Mafia e Prokurorisë Publike kanë lëshuar mëngjesin e sotëm 42 urdhër arreste ndaj të hetuarve italianë, spanjollë dhe shqiptarë.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe për ta janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Spanjë dhe Holandë, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol për gjashtë persona të përfshirët.

Nga hetimet e policisë gjyqësore dhe policisë financiare, të kryera nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Milanos, me ndihmën teknike të Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar, rezultoi se dy organizata kriminale kishin pasur mundësinë të lëvizin – në përgjithësi – ‘mbi 6 ton drogë, marihuanë dhe hashash, vetëm në periudhën mes viteve 2019 dhe 2021’ mes Spanjës dhe Italisë, me destinacion kryesor Lombardinë.

Pothuajse gjysmë ton drogë dhe mbi një mijë cigareve elektronike u sekuestruan gjatë këtij hetimi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit